Spahiu: ”Non grata” nga SHBA-të, më shumë se 14-të persona

100 persona të tjerë në mbarë botën që u është ndaluar hyrja përgjithmonë në SHBA, prej të cilëve 14 janë nga Shqipëria. Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu në një lidhje direkt me emisionin ”Open” thotë se janë më shumë se 14-të persona ”non grata”. ”Unë nuk jam konsulli i Ambasadës Amerikanë por kam dijeni për emra. Personat janë pushtetar, ish-pushtetar, gjyqtarë dhe prokurorë. Numri është më i madh se 14-të”. I pyetur me ngul për profilet nga gazetarja Eni Vasili, Spahiu u shpreh se: ”Ambasadori ka bërë një analizë të saktë kemi të bëjmë me zyrtare dhe subjekte që ka prova që kanë lidhje me krimin e organizuar. Këto subjekte janë bërë pengese e projekteve amerikane në Shqipëri dhe rajon”.

SHKARKO APP