Spahiu: Nuk ka studim për minimumin jetik
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, shkruan në një postim në facebook, se Shqipëria nuk ka studim të plotë që përcakton minimumin jetik që nga viti 2001. Spahiu thotë se Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, thotë që ky studim shkon përtej saj. ”I vetmi studim është ai i vitit 2016 nga Avokati i Popullit ku kjo shumë llogaritet 16,000 lekë. Shifër që nuk u muar asnjërë si referim. E gjitha e qëllimshme, pasi nëse do ti referoheshim minimumit jetik real, shuma e ndihmës ekonomike për familjet në varfëri, do të ishte shumë më e madhe se ç’paguhet sot”,-shkruan më tej Spahiu.
Postimi i plotë
Shqipëria nuk ka studim të plotë që përcakton minimumin jetik që nga viti 2001. Kjo nga një auditim i departamentit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit me fokus tek varfëria dhe efekti i politikave në zbutje të saj.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale thotë që ky studim shkon përtej saj (normal kur është KM-ja që bën dhe studimet, me bashkëqeverisjen).
I vetmi studim është ai i vitit 2016 nga Avokati i Popullit ku kjo shumë llogaritet 16,000 lekë. Shifër që nuk u muar asnjërë si referim.
E gjitha e qëllimshme, pasi nëse do ti referoheshim minimumit jetik real, shuma e ndihmës ekonomike për familjet në varfëri, do të ishte shumë më e madhe se ç’paguhet sot.
KOHA JONË SONDAZH

