Spahiu: Përplasja e Gjykatës së Lartë me Kushtetuesen, rast i paprecedent në Shqipëri
Juristi Kreshnik Spahiu e cilëson përplasjen mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë si një rast të paprecedent në historinë e Shqipërisë, duke e lidhur me përpjekjet për të zëvendësuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, dhe disa anëtarë të tjerë.
”Me gjithë debatin që po ndodh. Të gjithë në fakt kanë një të përbashkët, që në vetvete ka një vullnet dytësor që të zëvendësojë anëtarët e GJK dhe kryetaren. Nëse ndryshohet kryetarja e GJK dhe hiqet para afatit e njëjta praktikë do ndiqet dhe për 3 të tjerë Toskën, Becin, Bejtja. Shkon efekti zinxhir. Toska dhe Beci shkojnë me të njëjtën praktikë si Zaçaj. Nuk shtrohet fjala për një njeri apo 6 muaj mandat”,-tha Spahiu.
Ai paralajmëron për një efekt zinxhir nëse kjo ndodh, duke theksuar se veprimet janë të motivuara politikisht dhe të lidhura me konjuktura brenda llojit. ”Kur thuhet 2028, pyetja është që në 20208 punon apo nuk punon. Për të gjithë injorantët kur përfshihet viti ushtrohet detyra dhe nuk mbaron. Përfshihet brenda ushtrimit të detyrës. Kjo nuk është zëvendësuese e Tushes, nuk ka marrë mandatin e saj. Nxitimi është për dhjetëra arsye. Nuk ka ambasador amerikane. Janë para zgjedhjeve. Këtu kemi një deklaratë ku konsiderohet GJK para 10 ditës gjykatë naziste dhe Zaçaj drejtuar puç shteti, deklaratë e kryetarit të opozitës. Këtu ka absolutisht bashkim interesash politik dhe konjukturave brenda llojit”.