Spahiu: PS-PD s’do e lejojnë votën e diasporës, përgjegjësinë do ja ngecin KQZ-së

Kreshnik Spahiu, teksa analizon zhvillimet politike, thotë se PD dhe PS kanë një marrëveshje për të mos lejuar votën e emigrantëve. E vetmja arsye pse po diskutohet këto kohë mes tyre është prej presionit shoqëror. Por në fund thekson Spahiu për Report Tv, do t’ja lënë fajin Ilirjan Celibashit dhe KQZ-në.

”Do ti mbetem mendimit që PS dhe PD kanë një marrëveshje për të mos lejuar emigrantët të votojnë në 2025, por për ti shpëtuar presionit publik dhe akuzave të diasporës dhe përgjegjësinë do ta kalojnë te Celibashi dhe KQZ. Do thonë ishte e paaftë. Mesa duket kreu i KQZ e ka nuhatur dhe ka paralajmëruar që nuk ka kohë, ka vendosur alarmin.

Nëse kishte qindra emigrantë që ktheheshin në Shqipëri për votime, duke i regjistruar nga Shqipëria, numri i atyre që votojnë atje ku janë do jetë më vogël se kur ktheheshin. Tani ka % shumë të lartë janë pa dokumentacionin përkatës në shtetet europiane, një pjesë nuk duan të deklarojnë vendbanimin e tyre qeverisë shqiptare. Mund të ketë problem të dokumentave të skaduara. Mendoj se PD dhe PS edhe sipas sondazheve nuk janë optimiste dhe janë të dyzuara”.

SHKARKO APP