Spahiu: Pse Kurti s’ka parti aleate në Kosovë, Shqipëri, RMV, Preshevë, Mal i Zi?
Juristi Kreshnik Spahiu gjatë një intervistë për ”Euronews Albania” se nga politika konfliktuale e Albin Kurtit jo vetëm ndaj partnerëve amerikanë dhe europianë, por edhe faktorit shqiptar ka përfituar Edi Rama. Sipas tij, fakti që Albin Kurti nuk ka arritur të gjejë gjuhën as me subjekte shqiptare në Shqipëri, RMV apo Mal të Zi tregon se ai nuk është një kryeministër serioz.
“Mungesa e vullnetit për të treguar partneritet me amerikanët apo gjermanët e britanikët përfshi, dyzimet e Shkupit apo Malit të Zi kanë bërë që Tirana të tregohet më seriozja dhe më partnerja me amerikanët dhe nga kjo ka përfituar politikisht Edi Rama. Mendoj se 30-40 për qind e mbështetjes që ka Rama nga ndërkombëtarët është thyerja e partneritetit të SHBA nga Kurti.
Shqiptarët krijojnë konflikte mes vetes nuk kanë konsideratë për Tiranën zyrtare. Kjo ndodh edhe me disa parti në RMV dhe Vetëvendosjen në Kosovë. Kurti më shumë ka dialog me Vuçiç se me Edi Ramën. Krijimi i konflikteve nga Kurti jo vetëm me Amerikën dhe BE, por edhe me Tiranën, me Preshevën edhe me partitë shqiptare në RMV apo me Abazoviç në Mal të Zi ka treguar se nuk është kryeministër serioz se nuk di të dialogojë as me shqiptarët”, tha Spahiu.