Spahiu: Qindra miliona lekë të hedhura dëm nga qeveria për një Samit aspak produktiv
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu deklaron se qeveria po çon dëm miliona lekë vetëm për Samitin e Diasporës.
Për të dëshmuar për akuzat e tij, Spahiu ka publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” preventivin zyrtar të shpenzimeve të këtij Samiti, për të cilin qeveria shqiptare do të harxhojë 670 milion lekë.
Në reagimin e tij Spahiu, gjithashtu, thotë se ky është një shpenzim i tepërt, ndërsa shton se të ftuarit duhet ta bojkotojnë këtë Samit të dyte, aspak produktiv.
“66,972,800 milion lekë për Samitin e 2-të të Diasporës.
Pa u zgjatur dhe komentuar shumë, do të ju lutesha të gjithë atyre që janë ftuar në këtë samit, që ta bojkotojnë, pasi asgjë nuk solli Samiti i Parë, veç shtimin e të larguarve dhe kërkesave për azil.
Fondet e parashikuara ka shumë halle ku Qeveria mund ti përdorë e mos ti çoj dëm”, shprehet deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu në reagimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

