Spahiu: Rama i kërkoi SPAK-ut të hetohet Kryemadhi, njësoj siç bën me Ahmetajn

Kreshnik Spahiu ka analizuar deklaratën e Ramës në lidhje me akuzat ndaj Kryemadhit për financime nga kompani ruse. Për të Rama përmendi dy standarde, duke iu referuar çështjet se ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas Spahiut, Rama i kërkon Prokurorisë së Posaçme (SPAK), që të hetojë Kryemadhin, ashtu siç po bën aktualisht me Ahmetajn.

“Që të kritikosh Berishën, Metën, Kryemadhin është shumë e thjeshtë politikisht, por që t’i vendosësh akuzë penale, duhet të jesh i bindur dhe të kesh prova të mjaftueshme. Unë nuk mund të them asgjë për disa akuza penale që i bëhen zonjës Kryemadhi, kur personalisht nuk i kam parë ato prova. Ajo çfarë do të komentoja unë për deklaratën e kryeministrit, është që kryeministri, jo rastësisht thotë dy standarde. Pse thotë dy standarde?

Në deklaratën e tij shprehet për hetim ndaj Kryemadhit, por nuk e thotë se kush është standardi tjetër. Unë mendoj që zoti Rama është duke iu referuar çështjes së zotit Ahmetaj. Këtu, ai i referohet që ka dy standarde. Për zotin Ahmetaj, është hapur procedimi penal mbi akuzat që janë publikuar nga disa media në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai pretendon kur për ish-zv/kryeministrin socialist hapët hetim dhe i kontrolluat banesat për 3 lajme që u dhanë në mediat shqiptare, pse për Kryemadhin, kur jepet nga mediat ndërkombëtare, prokuroria nuk ka të njëjtin standard si me Arben Ahmetajn”, tha për ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?