Spahiu: Rilindja e ka humbur fillin

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, thotë se Rilindja e ka humbur fillin fare. ”Na ka njoftuar për ndryshime në ligjin e konçensioneve dhe PPP-ve, akoma pa na dërguar draft por duket se media kanë arritur ta lexojnë. Ndërkohë që prej tre vitesh qëndrojnë në sirtar amemdimet e kërkuara nga LSI, amendime që jam i bindur do të kishin kursyer miliona Euro nga taksat tona”,-shkruan Spahiu.

Postimi i plotë

Rilindja e ka humbur fillin fare, po fare ama. Na ka njoftuar për ndryshime në ligjin e konçensioneve dhe PPP-ve, akoma pa na dërguar draft por duket se media kanë arritur ta lexojnë. Ndërkohë që prej tre vitesh qëndrojnë në sirtar amemdimet e kërkuara nga LSI, amendime që jam i bindur do të kishin kursyer miliona Euro nga taksat tona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë e pamë që vetëm pse u bë garë normale, vetëm në dy projekte, u kursyen 5.5 milion euro ose 20% më pak për të njëjtën punë. Që nga mega skandali i Astir janë turbulluar keqas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëherë thonë ska më PPP, pastaj do ketë deri më 1 korrik, ca ditë më parë KM-ja tha se konviktet do të bëhen me PPP më tej thot që lekët e Kasharit (zero lekë të planifikuar në buxhet për këtë vit) do ti kalojë studentëve (mbase ministria e re e financave e ka gjetur instrumentin se si). Prite kur të thonë që me ofertë të pakërkuar do ti bashkohen opozites në protestën e 16 shkurtit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?