Spahiu: Rilindja ktheu Bulqizën në zonë kriminale
Deputeti i LSI-së, Përparim Saphiu, përmes një postimi në facebook, shkruan se qyteti i Bulqizës është bërë qytet me banda. Ai ka dënuar ngjarjen e fundit të grabitjes me dhunë tek një familje. ”Rilindja ja arriti që dhe Bulqizën ta kthejë në formatin e qyteteve ku kriminelë, gjobvënës, banditë që masakrojnë biznese e pronarë biznesesh, të veprojnë pa ju hyrë gjëmb në këmbë”,-shkruan Spahiu.
Postimi i plotë
Bulqiza, dhe në vitin e errët të 1997-s, kur të i gjithë ju turrën reparteve ushrarake, vazhdonte punën në minierë. Njihet si qytet mjaft i qetë dhe rrallë herë ndodhnin ngjarje të rënda.
Sot, Rilindja ja arriti që dhe Bulqizën ta kthejë në formatin e qyteteve ku kriminelë, gjobvënës, banditë që masakrojnë biznese e pronarë biznesesh, të veprojnë pa ju hyrë gjëmb në këmbë.
Dënoj me forcë ngjarjen e fundit të grabitjes dhe dhunimit të një familje në Bulqizë.
KOHA JONË SONDAZH

