Spahiu: Rritja e rrogave 3000 euro për deputetët, pjesë e pazarit Rama-Berisha

Këtë të martë, në Komisionin e Ekonomisë opozita dhe mazhoranca miratuan projektligjin për rritjen e pagave. Ndërkohë që pro u votuar edhe për propozimin e opozitës që nga rritja e pagave të preken edhe deputetët dhe ministrave.

Jursiti Kreshnik Spahiu tha për ”Euronews Albania”, se rritja e pagave të deputetëve në 3000 euro tregon se e gjithë kjo është një marrëveshje dhe pazar mes Ramës dhe Berishës.

“Nxori fytyrën e vërtet të asaj që unë kam denoncuar gjithë këto kohë. Paraja dhe rritja e rrogës 3000 euro sot për 140 deputetë është pjesë e pazarit Rama-Berisha, është pjesë e paketës për marrëveshjen që ata kanë për konsolidimin e ekipeve të tyre. Sot për herë të parë ata bashkuan votat në komisionin e ekonomisë, pra opozita dhe qeveria sot ishin bashkë dhe nuk ishin bashkë për një ligj që mbron interesat e popullit, por për një ligj që mbron interesat e tyre”,-tha Kreshnik Spahiu.

SHKARKO APP