Spahiu: Shqipëria rrit borxhin me 300 milion euro

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, thotë se Shqipëria rrit borxhin me 300 milion euro. Më tej ai shkruan se qeveria nuk përfiton nga avantazhet që ju krijuan nga rënia e euros me lekun por thellon riskun e ekspozimit në periudhë afatgjate (shtatë vite).

”Ky nuk është aspak lajm i mirë për bankat që operojnë në Shqipëri, dhe po ashtu për depozituesit në lekë, pasi bankave ju hiqet mundësia për investime në bono thasari, minimalisht për ekuivalentin e 300 milion eurove (nuk e di se ç’mendim ka Guvernatori për idenë e deeuroizimit të ekonomisë lançuar më herët kur qeveria bën krejt të kundërtën)”,-shkruan Spahiu.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Dje, Shqipëria mori 500 milionë euro hua. Ministri këmbënguli se kjo hua “është instrument rifinancimi” dhe nuk do të ketë rritje të borxhit publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

200 milion euro është rifinancimi i së njëtës gjë, marë më parë, ndërsa 300 milion euro duket se do të jetë rifinancim i borxhit të marë në Lekë, pra nga tregu i brendëshëm do të meret më pak hua (gjithmonë nëse besojmë që nuk do të kemi rritje të borxhit)

Ky nuk është aspak lajm i mirë për bankat që operojnë në Shqipëri, dhe po ashtu për depozituesit në lekë, pasi bankave ju hiqet mundësia për investime në bono thasari, minimalisht për ekuivalentin e 300 milion eurove (nuk e di se ç’mendim ka Guvernatori për idenë e deeuroizimit të ekonomisë lançuar më herët kur qeveria bën krejt të kundërtën).

Gjithashtu, qeveria nuk përfiton nga avantazhet që ju krijuan nga rënia e euros me lekun por thellon riskun e ekspozimit në periudhë afatgjate (shtatë vite). Ndërkohë që në terma afatshkurtër Euro do mbetet në presionin rënës (eurot e mara borxh do të këmbehen në lekë, pasi qeverisë lekë i duhen për pensionet dhe pagat, rrugët i bëjmë me PPP), kjo do të vinte akoma më në vështirësi prodhimin vendas dhe eksportet.

Pretendimin se ky borxh u mor me normë interesi të ulët, 3.55%, dhe se ekonomia jonë nuk ka risqe, e hedh poshtë Maqedonia fqinje, ku për të njëjtën shumë dhe të njëjtin afat u financua me 2,75%.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?