Spahiu: Shuplaka e rradhës për qeverinë nga Freedom House
Përmes një postimi në facebook, deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar në lidhje me investigimin që Freedom House ka bërë për Shqipërinë, ku rendit çfarë thuhet në atë raport. ”Zgjedhjet në Shqipëri bëhen me garë por partitë politike janë tepër të polarizuara, korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten probleme serioze, ndërthurja e interesave të fuqishme të biznesit, politikës dhe medias pengon zhvillimin e lirisë dhe demokracisë”.
Statusi i plotë:
Shuplaka e rradhës për qeverinë nga Freedom House!
– Zgjedhjet në Shqipëri bëhen me garë, por partitë politike janë tepër të polarizuara.
– Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten probleme serioze.
– Ndërthurja e interesave të fuqishme të biznesit, politikës dhe medias pengon zhvillimin e lirisë dhe demokracisë.
Mjaftojnë vetëm këto tre pika të Freedom House, për të kuptuar se ku po shkon ky vend…
I erdhi radha dhe Freedom House te cilësohet nga KM si OJF KAZAN!
KOHA JONË SONDAZH

