Spahiu tregon se çfarë do të ndodhë me partitë e reja nëse nuk bashkohen kundër PS-PD
Zgjedhjet lokale të 14 Majit, prodhuan edhe supriza. Kreshnik Spahiu thotë se partitë e vogla si “Lëvizja Bashkë”, “Nisma thurje”, e të tjera duhet të bashkohen kundër politikës së vjetër. Ai pohon se të ndarë e kanë të pamundur tu dalin përballë “tre peshkaqenëve” të politikës shqiptare, pasi siç u shpreh ai peshkaqeni i madh e ha të voglin, ndaj kauzat e mëdha mund të arrihen vetëm duke u bashkuar.
“Ata që kanë votuar Endri Shabanin dhe Arlind Qorin kanë qenë të bindur se ata nuk votojnë, por kanë qenë të gatshëm që ta çojnë dëm votën e tyre, për t’i dhënë një mësim estabilshmentit të vjetër politik.
Unë do përpiqem të punoj që të gjitha partitë e reja, jashtë kontrollit të PD-së dhe të PS-së të organizohen së bashku, pasi në rast se parti si ajo e Endri Shabanit apo e Arlind Qorit nuk do bashkohen, atëherë këta janë peshq të vegjël dhe në politik peshku i madh e ha të voglin.
E këta tre peshkaqenët, në vetvete një nga marrëveshja që kanë është të mos lejojnë të tjerë. Kauzat e mëdha realizohen duke u bashkuar. Të gjithë duhet të inkurajohen që të formojë një orkestër të re deri në 2025”,-tha për ”Euronews Albania”.