Spahiu: UEFA një m*fie ndërkombëtare që trafikon biletat e EURO 2024
Sigurimi i një bilete për kampionatin evropian rezultoi një mision i pamundur për tifozët kuqezi, të cilët kanë marrë një tjetër zhgënjim nga UEFA.
Qeveria evropiane e futbollit ka komunikuar përgjigjet për aplikimet e bëra, ku për tifozët shqiptarë, përgjigjet kanë qenë negative. Shkak për këtë refuzim, sipas UEFA është bërë numri i lartë i aplikimeve, i cili arrin shifrën e 30 milionëve. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për ”Euronews Albania” se kjo është një padrejtësi e madhe që po iu bëhet tifozëve shqiptarë nga UEFA.
Sipas tij, FIFA dhe UEFA janë organizata mafioze të lidhura me interesat e oligarkëve të Evropës, të cilët biletat që ua refuzojnë tifozëve shqiptarë, do i shesin me çmim disa fish më shtrenjtë.
“Shqiptarët duhet të kuptojnë se FIFA dhe EUFA janë dy organizime mafioze planetare ku janë të lidhura interesat e gjithë oligarkëve të Evropës. Një pjesë e këtij organizimi mafioz janë edhe tregtimi i biletave të cilat do të shiten me çmim 10-fush. Ajo që ne kemi gabuar është se kemi aplikuar si tifozë shqiptarë. nëse do të kishin aplikuat si tifozë gjermanë ne do e kishim siguruar biletën. Pra prioriteti i UEFA-s kanë qenë tifozët gjermanë dhe banorët në qytetet përkatëse”, tha Spahiu.