Spaho: Faktori ndërkombëtar po ndërgjegjësohet për vendimin e opozitës
Vendimi i opozitës së bashkuar për djegien e mandateve është pritur me nota kritike nga disa përfaqësi të huaja. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i ftuar në emisionin ”Ditari” në ”A2 CNN” thekson se edhe faktori ndërkombëtar po ndërgjegjësohet për situatën në vend dhe me vendimin e tyre.
”Nuk do t’i shmangemi kësaj përgjegjësie derisa të arrijmë që Edi Rama të japë dorëheqjen. Protesta është themelorja, por sigurisht që do të punojmë edhe me ndërkombëtarët, një pjesë e të cilëve po ndërgjegjësohen nga dita në ditë”.
Spaho ka mohuar deklaratat e kryeministrit Rama për mediat italiane, së opozita ka frikë nga Reforma në Drejtësi. “Si paskemi frikë ne nga drejtësia e re?! Kjo është shumë qesharake. Unë jam i mbrojtur kur kam mandat jo kur nuk e kam atë. Fakti që nuk kam mandat do të thotë se jam shumë më i ekspozuar edhe ndaj Prokurorisë edhe gjykatave”, deklaroi Spaho duke shtuar se vendimi nuk mund të kthehet në precedent të rrezikshëm.
“Interpretimi është se ne kemi dalë jashtë sistemit, por në fakt sistemi ka degjeneruar. Sistemi është kthyer në një amalgamë të qeverisë së “Rilindjes” dhe krimit të organizuar. Nuk ka pse të kremi frikë se do të bëhet precedentë. Ne nuk do të lejojmë që precedentë do të bëhet shkatërrimi i themeleve të demokracisë. Ne po përdorim të gjitha format për të ruajtur themelet e demokracisë në Shqipëri”.
KOHA JONË SONDAZH

