Spaho flet për rënie të GDP deri në 6 %: Lehtësimi në marrjen e kredisë është shumë kontradiktor
Nenktyetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho gjatë një lidhje me Skype për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” foli mbi situatën pandemike që po kalon vendi.
Kujtojmë se opozita ka shprehur shumë rezerva në lidhje me masat e qeverisë sa i përket situtatës pandemike. Denoncimet e saj konsistojnë me bllokimin e ekonomisë si dhe bërjen e shumë tenderave me – fishin e çmimit relal. Ndërsa sa i përket masave në sistemin shëndetësor opozita ka bërë propozime ku më i spikaturi është ai në lidhje me rritjen e numrit të testimeve.
Spaho në fjalën e tij është ndalur tek masat ekonomike të qeverisë ku sipas tij biznesi i vogël është më i godituri. Sipas ish-deputetit masat janë kontradiktore pasi nuk ka nevojë nuk të merret kredi nëse nuk nuk ka punë dhe lëvizje të xhiros, kjo deklaratë e tij vjen në sajë të vendimit të qeverisë për lehtësinë në marrjen e kredive.
“Nëse kjo situatë zgjat deri në gusht GDP do humbë 6 %”, -tha Spaho.
Spaho tha “se masat e marra ishin të vonuara dhe si pasojë e kësaj situate do ketë shumë ndikime negative në jetën sociale dhe ekonomisë familjare dhe ekonominë e vendit”.
Në lidhje me propozimet e opozitës Spaho tha se nuk janë marrë parasysh duke përmendur koncesionet që nuk janë anuluar.