Spaho, korçarëve që i thonë se fshati ka marrë fund: Më 25 Prill, votoni numrin 9, Partinë Demokratike!
Në Podgorie dhe Sheqeras, kordinatori politik i PD në Korçë, Edmond Spaho u përball me familje në gjendje shumë të rënduar ekonomike. Njerëz të moshuar dhe jo vetëm, thanë se nuk ndihmohen nga shteti as me ndihmë finaciare dhe as në prodhimet bujqësore.
” Fshati ka marrë fund. Nuk vjen njeri nga zyrat të na japë një dorë ose të na thotë çfarë do ndodhë. Faturat e ujit, dritave, çmimet e ushqimeve, transportit dhe të gjitha shërbimet sa vijnë e bëhen më të papërballueshme për ne.”
Spaho tha se kudo në Korçë është përballur me skamjen. “Të gjitha zonat që janë hambar i furnizimit me produkte për të gjithë Shqipërinë, kanë me qindra familje që marrin ushqime me listë dhe nuk arrijnë ti shlyejnë ato edhe me muaj. Janë në varfëri të thellë, sepse shteti ka qenë inekzistent për bujqësinë dhe për fshatin këto tetë vite. Pushteti ka subvencionuar vetëm mbështetësit e qeverisë dhe biznesin e vet, ndërkohë që fermerin dhe prodhuesin e vërtetë e ka lënë në mbijetesë.”
Spaho tha se programi i qeverisë Basha do ta ringrejë fshatin dhe sektorin e bujqësisë do ta ketë në fokus të reformave.
“Bujqësia siguron 20 përqind të prodhimit të brendshëm dhe ne do ti japim mbështetje reale fermerit, por dhe gjithë ekonomisë rurale. Me taksa të ulëta, subvencione në prodhimet bujqësore dhe në infrastrukturë e mekanikë, ne do ti kthejmë fshatit dhe komunitetit këtu, standardet e një jetesë normale. Qeveria e ardhshme me dyfishimin e ndihmës ekonomike, rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe me zbatimin e një programi social, nuk do të lërë askënd të mbetet në skamje”.
Spaho tha se ndryshimi historik i Shqipërisë, do të nisë nga fshati. Në 25 Prill vota për numrin 9, Partinë demokratike do të jetë vullneti i madh kombëtar për ti ndezur shpresën dhe besimin gjithë shqiptarëve.