Spaho: Lidhjet e shtetit me krimin, barrë e pa përballueshme për ekonominë
Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Korçës, Edmond Spaho thotë se autoritetet po përpiqen me çdo mjet që të pengojnë fushatën e opozitës në këtë qark.
”Janë gjobitur me 50 milionë lekë tre drejtues të opozitës, kryetari i forumit rinor të PD, unë vetë dhe kryetari i LSI me supozimin që kemi zhvilluar fushatë në thyerje të aktit normativ. Organet që më gjobitën u detyruan që të tërhiqen dhe të më anulojnë gjobën”, u shpreh Spaho për ”Euronews Albania”.
Duke iu referuar statistikave, ai tha se nga 52 mijë lekë që është taksa mesatare në nivel kombëtar, në qarkun e Korçës paga mesatare është 42 mijë lekë. ”Po të shkosh në zonën rurale ka rënie të ndjeshme të sipërfaqes së mbjedhë dhe mos shitjes së prodhimeve bujqësore. Fermerët po falimentojnë nga politikat dhe mungesa e kujdesit nga qeveria, e cila po mbron interesat e një grupi të vogël njerëzish”.
Nga ana tjetër, ai nënvizon se programi i opozitës është i përqendruar tek ekonomia dhe që në ditët e para do të ketë vendime për të lehtësuar qytetarët dhe bizneset.
”Do të kryejmë reforma fiskale për uljen e nivelit të taksimit në mënyrë që të krijohen mundësitë për të hapur vende pune nga biznesi vendas dhe i huaj. Shkëputje të lidhjeve së shteti me krimin, pasi është kthyer në barrë të pa përballueshme për ekonominë. Do të heqim taksën e qarkullimit që ditën e parë të qeverisjes”.