Spaho: Me PD në pushtet jo koncesione në dëm të interesit publik

Nënkryetari i PD-në, Edmond Spaho thotë se me ardhjen e opozitës në pushtet do të ketë taksë të sheshtë 9%. Ai nënvizon se PD-ja premton uljen e çmimit të karburantit, ujit dhe energjisë.

“Do të vendosim taksë të sheshtë 9% për të konkurruar me vende të rajonit që kanë taksë të sheshtë 10%. Synimi është që jo vetëm ti japë ekonomisë sa më shumë mbështetje, por edhe për të ndihmuar shtresën e mesme. Do të ulim çmimin e karburantit duke hequr akcizën. Do të ulim çmimin e energjisë dhe ujit. Paratë e shtetit nuk do të përdoren për koncesione. Koncesion që merr në konsideratë interesat e koncesionarit në dëm të publikut nuk do të ketë”, tha ish-deputeti i PD.

Nga ana tjetër, Spaho theksoi se tenderët do të jetë me procedura transparente dhe larg aferave korruptive. Ai denoncoi tenderët e fundit atij për segmentin Korçë-Ersekë por dhe Milot-Fier.

SHKARKO APP