Spaho: Me Ramën s’ka dialog, në protestë flasin qytetarët

Një ditë para protestës së 8 kombëtare, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho thotë se në shesh do të dëgjohet reagimi i qytetarëve, të cilët përmes revistës “Bild” dëshmuan sërish se si u është vjedhur vota.

“Të shtunën kanë marrë fund fjalët, do të flasin qytetarët. Në çdo protestë, pjesëmarrja ka qenë më e madhe sesa ajo paraardhësja. Shoqëruar kjo edhe me zhvillimet e ditëve të fundit, ku qartazi vërtetohet bashkëpunimi i qeverisë me krimin e organizuar për vjedhjen e zgjedhjeve të vitit 2017, sigurisht që reagimi i qytetarëve do të jetë në maksimum”, tha Spaho.

Publikimet e “Bild” duket se i dhanë goditjen e fundit mundësisë së dialogut. Duket se këto pak shanse bindën edhe partitë e qendrës së grupimit të djathtë, që tejkaluan kërkesën për tryezë dialogu drejtuar Metës dhe i kërkuan që të shtyjë me 6 muaj zgjedhjet. Por, a ishte ky propozim në koordinim me PD-në?

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne kemi përgatitur një sërë fushash ku ka nevojë të ndërhyhet. Mbi këtë bazë, do të gjykohet për kohën e nevojshme për të plotësuar këto kushte nga qeveria tranzitore”, shprehet nënkryetari i PD-së. Spaho këmbëngul se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Por, si do të pamundësohen ato? “Shpresoj që përgjigjen do ta marrim me datë 8”, u përgjigj Spaho.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?