Spaho për myftiun e Tiranës: Mos u habisni nëse e shihni në listat e PS

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka kritikuar myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, për qëndrimet e tij publike, të cilat i konsideron të njëjta me ato të PS-së.

Spaho ka publikuar një artikull të gazetës ”Rilindja Demokratike”, ku Gurra quhet vegël e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar Taulant Balla. Ai thekson se nuk duhet të habitemi nëse Gurra vendoset si kandidat për deputet në të ardhmen në listat e PS.

”Mos u habisni sepse Myftinia e Elbasanit vendosi një kandidat nga radhët e saj në listat për deputet të PS në këtë qark. Dhe të mendosh që nëna e PS, PPSH, zhduku kishat e xhamitë. Për fat të keq, jo populli shqiptar, por drejtuesit e tij kanë memorie të vogël, e diktuar nga interesa personale kur i bëjnë fresk komunizmit. Turp ku jemi katandisur”, shkruan Spaho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komentet e tij vijnë pasi Gurra deklaroi në nisje të Ramazanit se: “Jeta e çdo qytetari është e shenjta dhe kulisat e politikës nuk duhet të turbullojnë shenjtërinë e këtij muaji, qoftë të myslimanëve apo edhe të vëllezërve të krishterë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?