Spaho përjashtohet nga seanca, Noka: Në këto 9 vite nga Rama kemi dëgjuar pafund shpifje dhe sharje

Pas përjashtimit të deputetit demokrat Edmond Spaho nga seanca e sotme pas debatit që kishte me Taulant Ballën, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se në këto 9 vite kryeministri Edi Rama ka sharë dhe shpfur pafund për PD-në dhe popullin shqiptar.

”Në këtë foltore, nga shefi jot janë dëgjuar në këto 9 vite pafund shpifje sharje, fyerje për opozitën, për popullin opozitar, dhe ti zonjë të shkonte buza vesh më vesh, se ti kënaqeshe se shefi jot është i lumtur. Nuk është faji i PD, kur ai i përdor të gjitha gojarisht i përdor dhe ndryshe, e konsideronte keqpërdorim të fjalorit.

Unë nuk ju vë faj, ju jeni rritur me urdhra partie kështu që nuk shqetësohemi, ne e dimë edhe këtë. Ju me këtë rritje çmimesh nuk keni të krahasuar me asnjë vend tjetër, çmimi i naftës më shtrenjtë se gjithkund sepse qeveria juaj nuk do t’ja dijë të ndërhyjë se duhet hequr akciza.

Ju keni një parim të dhjamoseni ju të pasuroheni ju, se është parimi i shefit juaj që le të varfërohen (qytetarët) le ta shtrijnë këmbën. Opozitë nuk caktoni dot se e cakton vota e demokratit, jo e juaja”.

SHKARKO APP