SPAK aksion në Ministrinë e Brendshme. Arrestohet ish-drejtoresha e prokurimeve publike dhe 8 zyrtarë e ish-zyrtarë
Pas një hetimi të nisur prej disa muajsh, nëntë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë arrestuar ditën e sotme dhe një tjetër është lënë në “arrest shtëpie”.
Dyshohet se këto zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë përfshirë në tenderin e uniformave të policisë, një tender që ka shkaktuar dëm ekonomik dhe shkelje në barazinë në tendera.
Bëhet me dije se tenderi me vlerë 2.8 miliardë lekë (25 milion euro) është mbajtur gjatë vitit 2020, kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Sandër Lleshaj dhe shumë nga zyrtarët janë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO).
Mes të arrestuarve është Edlira Naqellari, e cila 8 ditë më parë u shkarkua nga detyra nga ministri Bledi Çuçi. Ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së blerjeve të përqendruara në Ministri të Brendshme.
Nga hetimet e kryera nga SPAK janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, e bërë nga anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari, ku si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi. Pas kërkesës së kryer Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka vendosur:
“Arrest me burg” për Edlira Naqellari
“Arrest me burg” për Flutura Çekrezi
“Arrest shtëpi” për Anisa Bogdani
“Arrest me burg” për Ani Omuri
“Arrest me burg”për Klevis Hasani
“Arrest me burg”për Kreshnik Bejkaj
“Arrest me burg”për Fatmir Demneri
“Arrest me burg” për Fatmir Demneri
“Arrest me burg”për Mariglen Buzali
“Arrest me burg” për Gëzim Mingaj