SPAK “bën namin”, dënon korçarin me 40 orë punë, sekuestrohen 500 lekë

Një aferë korruptive me 500 lek të reja ndaj një polici rrugor, e kryer nga korçari Erion Nënçe, ka çuar këtë të fundit si të pandehur para gjykatës së SPAK-ut, duke e dënuar me 40 orë punë të detyrueshme, për interesin publik.

Dosja e korrupsionit që po flasim, është e denjë për të futur SPAK në rekordin ‘Guinness’, pasi kjo prokurori ka hetuar dhe marrë të pandehur, Erion Nënçen nga Korça, për akuzën e ‘Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike’.

Nënçe është arrestua në qytetin e Korçës, pasi u kap teksa i ka dhënë një polici rrugor, shumën prej 5 mijë lekë të vjetra. Ky veprim është cilësuar si korrupsion dhe është iniciuar një dosje penale, duke vënë në akuzë qytetarin për 500 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendimin përfundimtar gjykata thotë se: ‘…shuma e parave e sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një kartëmonedhë 500 lekëshe, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit…’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është dënimi i radhës i qytetarëve të korruptuar që ka dhënë SPAK, për akuzën e korrupsionit.

Këto dosje penale, e kanë kthyer punën e këtij institucioni në qesharake, pasi të gjithë çështjet e korrupsionit i kanë kaluar për hetime kësaj organike.

Ky dënim i Erion Nënçe vjen pas një tjetër ‘sukses’ i SPAK-ut. Dy ditë më parë një tjetër dosje penale e  Prokurorisë së Posaçme SPAK, përfundoi me dënimin e Rigels Ymerit.

Ai u dënua me 16 muaj qëndrim në shërbim prove, pasi është gjendur fajtor për akuzën e korruptimit, me 1000 lekë të një punonjësi policie. /Shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?