SPAK çon në gjyq bandën me 14 anëtarë të drogës “Bistrica 2019” (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë dërgimin në gjyq të personave të arrestuar në operacionin policor “Bistrica 2019”.

Në total janë 14 persoan të cilët akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Të pandehurit janë Gentjan Luto, Artur Xhanaj, Florenc Luto, Elisabeta Laçi, Saimir Dushku, Gramos Saliaj, Edmir Asllanaj, Ervin Muçaj, Gentian Xheka, Agim Myrtaj, Elidjon Xhanaj, Petrit Kasaj, Behar Kasaj dhe Arjan Lushkaj (të gjithë me masë sigurimi personal “arrest në burg”) .

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet dhe sot me datë 30.03.2020 ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 135/2019 në ngarkim të pandehurve Gentjan Luto, Artur Xhanaj, Florenc Luto, Elisabeta Laçi, Saimir Dushku, Gramos Saliaj, Edmir Asllanaj, Ervin Muçaj, Gentian Xheka, Agim Myrtaj, Elidjon Xhanaj, Petrit Kasaj, Behar Kasaj dhe Arjan Lushkaj (të gjithë me masë sigurimi personal “arrest në burg”) të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëve” parashikuar nga neni 283a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 333a/1 dhe 333a/2 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

Nga hetimi i kryer ka rezultuar e provuar se të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “grupit të strukturuar kriminal”, me qëllim trafikimin e lëndës narkotike, në drejtim të shtetit grek. Gjatë muajve prill-maj 2019 ata janë organizuar në të paktën tre raste të trafikimit, ku dy prej tyre kanë mbetur në fazën e tentativës.

Vitin e kaluar Policia zhvilloi operacionin “Bistrica” ku u sekusruan 145.6 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa; 3 armë zjarri dhe municion luftarak, 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare, 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme

SHKARKO APP