SPAK do përbëhet nga 15 prokurorë, hapet gara
Me 15 prokurorë do të jetë e përbërë prokuroria e posaçme, e njohur dhe si SPAK që do të merret me hetimin e zyrtarëve të lartë.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e parë të Këshillit të lartë të Prokurorisë që u mbajt paraditen e sotme, 7 janar dhe ishte e hapur për median.
Në këtë mënyrë i hapet gara kandidatëve për SPAK.
Mbledhja u drejtua nga kryetari Genti Brahimi, ku u diskutua që aplikantët kanë vetëm një muaj kohë për të dorëzuar formularët e tyre pranë këtij institucioni.
Të gjithë garuesit duhet të kenë një karrierë pune 10 vjeçare dhe të mos kenë asnjë masë disiplinore.
Gjithashtu pjesë e garës mund të jenë edhe ato prokurorë që nuk e kanë kaluar vetingun. Në këtë rast pas kandidimit, ata do u nënshtrohen procesit të vetingut të përshpejtuar.
Ne mbledhjen e sotme KLP vendosi edhe emërimin e 6 magjistratëve që kanë mbaruar shkollen e magjistratures, dhe prej disa muaj ishin në pritje të ushtrimit të detyrës.
Këshilli u bëri thirrje këtyre magjistratëve që të punojnë vullnetarisht për KLP deri në mometin që do të marrin emërimin.
Kandidatet- Në ligj janë parashikuar edhe kriteret që duhet të ketë një prokuror i SPAK-ut, i cili nuk caktohet në detyrë pa përmbushur parakushtet e sigurisë dhe kushtet e aftësive profesionale.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përpara emërimit, administron, shqyrton dhe vlerëson edhe dokumentacionin e secilit kandidat të ardhur nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe të Figurës së së Kandidatëve.
Kandidati, i cili merr një vlerësim negativ nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe të Figurës së Kandidatëve nuk mund të emërohet si prokuror në Prokurorinë e Posaçme.
Vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i formës së prerë. Prokurorët emërohen në detyrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë një mandat nëntë vjeçar.
Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit.
KOHA JONË SONDAZH

