SPAK firmos urdhër-arreste për administratorë dhe biznesmenë call centerash
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar disa urdhër arreste për biznesmenë e administratorë të Call Centerave, pasi akuzohen se u vodhën miliona euro gjermaneve përmes mashtrimit. Ata i bindin shtetasit e huaj të investonin në bursë dhe të blinin diamante dhe më pas i merrnin paratë. Mësohet se pre e mashtrimit ranë rreth 2 mijë gjermanë që iu vodhën 5 milion euro në total. Arrestimi i tyre është bërë pas kërkesës së autoriteteve gjermane. Përmes ‘Forex’ të arrestuarit mashtroni shtetasit e huaj që të investonin në bursë apo në metalet me vlerë dhe diamantet. Me pas paratë e vjedhura depozitoheshin në bankat off-shore.
KOHA JONË SONDAZH

