SPAK godet “peshqit” e vegjël, Bushati: Nuk kanë b*le, prokurorët të heqin xhaketat dhe të ikin

SPAK kërkoi masa sigurie ndaj tetë personave, që i konsideron si grup të strukturuar kriminal për inceneratorin e Tiranës. Andi Bushati e ka quajtur këtë një farsë, duke deklaruar se SPAK po godet peshqit e vegjël dhe njerëz që janë përdorur dhe jo zyrtarë të lartë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati deklaroi se SPAK është “tredhur” dhe se prokurorët duhet të heqin xhaketat dhe të largohen pasi nuk e bëjnë dot punën.

”E zëmë se nuk i kishin dekonspirua, e zëmë se të gjithë do të ishin në pranga, do të ishte prapë fllusk sapuni. Ç’janë këta në raport me vjedhjen e inceneratorit? Çfarë tregon kjo? Kjo tregon që SPAK-u, është i tredhur. Kemi pasur herët disa tipa që shkonin dhe gjatë gjithë ditën binin në dashuri me Monica Bellucin, pastaj gjenin 5 mijë lekshin dhe shfryheshin te prostituta e lagjes. Pra ky është SPAK, me aureolë të madhe, por këta merren me prostitutën e lagjes, aq ju lë tredhja që u kanë bërë.

Nuk bie dakord me Tanin dhe Klodin, që pavarësisht kritikës, kanë një lloj shprese. Nuk ekziston më SPAK, e kanë tredhur. Është më mirë Adriatik Llalla, që mund të ishte i tredhur por nuk i shërbente njërit kundër tjetrit. Këta janë shndërruar në masha të pushtetit të Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kemi patur drejtësi që nuk bënte gjë dhe drejtësinë e parë, Alush Dragoshin këta. SPAK është si ata të parit, që u shërbejnë si militantë partie urdhrave që marrin nga lart. Po të themi që këta po mbajnë shpresën gjallë… SPAK nuk është vetëm i tredhur por i kastruar fare, i kastruar. Të heqin xhaketat dhe të thonë nuk e bëjmë dot këtë punë. Nuk ka prokurori të pavarur në diktaturë. Nuk kanë bole të hetojnë”, tha Bushati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?