SPAK hap me forcë banesën e Ilir Beqajt në Lungomare, ish-ministri i PS ndodhet në burg

Këtë pasdite SPAK ka mbërritur në Vlorë dhe po ushtron kontroll në banesën e Ilir Beqaj në zonën e Lungomares. Ish-ministri i PS-së ndodhet i burgosur për abuzim me fondet e BE. Bëhet e ditur se dera e apartamentit është hapur me forcë nga zjarrfikëset. Apartamenti i Beqajt ndodhet në katin e 7 të një pallati. Dy ditë më parë, më 22 korrik, Beqaj ka ankimuar në apelin e GJKKO, masën e sigurisë arrest me burg. Avokati i tij mbrojtës ka thënë se ish-ministri nuk ka rrezik që të largohet jashtë vendit apo të prishë provat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?