SPAK hetim jashtë Shqipërisë për Ahmetajn

Ish-zv/kryeministri, Arben Ahmetaj po hetohet nga SPAK-u për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”. Por për të SPAK po germon edhe jashtë vendit.

Janë dërguar disa letërporosi jashtë vendit, ku është kërkuar kryerja e verifikimeve nga autoritetet e këtyre vendeve për dyshimet e ngritura ndaj ish-ministrit të Financave për mundësinë e përfshirjes në korrupsion, pastrim të parave apo fshehjes së pasurisë.

Për disa nga këto letërporosi, SPAK ka marrë përgjigje dhe është duke përpunuar informacionin e përcjellë, ndërsa për të tjerat është ende në pritje.

SHKARKO APP