SPAK hetim ndaj kryebashkiakut socialist Eduard Duro, akuzohet për…

Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, është vënë nën akuzë për shpërdorim detyre nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Komunikimi i akuzës iu bë pak ditë më parë, pas hetimeve që kanë nisur në lidhje me licencimin e një biznesi karburanti në Maliq, i cili është ndërtuar pa leje.

Sipas burimeve, Duro akuzohet se ka shkelur ligjin duke dhënë miratimin për këtë aktivitet, pavarësisht se objekti nuk ka pasur dokumentacionin e nevojshëm. Hetimi ka filluar pas një kallëzimi të bërë në Prokurorinë e Posaçme, nga një subjekt tjetër, i cili ka sinjalizuar shkeljet e mundshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duro ka refuzuar të komentojë mbi akuzat, ndërsa opinioni publik pret me interes zhvillimet e ardhshme në këtë rast.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?