SPAK heton deputeten Klotilda Bushka, Rama: Shenja aspak të mira, kjo nuk është republikë prokurorësh

Kryeministri Edi Rama foli edhe për deputeten e PS-së Klotilda Bushka, e cila është kryetare e Komisionit të Ligjeve dhe që është në hetim nga SPAK në dosjen e Erion Veliajt.

”Kryetari i Komisionit të Ligjeve më ka kërkuar, ose ka kërkuar të dëgjohet nga grupi parlamentar. Pse? Sepse e ka dëgjuar nga Tv, jo nga prokurorët, por Tv, gazetarë special që disponojnë dokumente që nuk i kanë as të akuzuarit, se është person i dyshuar.

Këto nuk janë shenja aspak të mira. Unë dua të shpresoj që nuk janë shenja që lidhen me simtomat e një sëmundjeje vetëbesimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

E dua të besoj tek ajo që kam thënë. I qëndroj se kjo nuk është republikë prokurorësh që është në materializimin e saj përfundimtar sepse do të ishte autogoli më i madh që në vullnet të mirë dhe me sy mbyllur do të bënim duke transformuar drejtësinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?