SPAK jep pretencën për fraksionin e dosjes “5D”

Prokuroria e Posaçme dha pretencën për procesin e ndarë lidhur me dosjen “5D”.

SPAK kërkoi 1 vit burg për ish-drejtoreshën e klubit shumë sportësh Tirana, Deborah Keçi, por për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 8 muaj burg.

SPAK kërkoi pezullimin e dënimit dhe vënien në shërbim prove për 2 vjet si dhe dënimin alternative, 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Teuta Gurin, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kërkoi 6 muaj burg duke përfituar edhe nga gjykimi i shkurtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokurori kërkoi pezullimin dhe përfundimisht dënimin 2 vjet shërbim prove dhe 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike. E njëjta pretencë u dha edhe për anëtarët e tjerë të këtij komisioni, Renaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj.

Prokurori Klodian Braho tha se është marrë parasysh vlera e vogël e prokurimit prej 3 milion lekësh. Përfitues i kontratës publike është shoqëria “5D” për dy tendera: njëri i “Tirana Parking” dhe tjetri për rikonstruksionin e një palestre.

Seanca e radhës u caktua në 8 Maj dhe do të jetë radha e mbrojtjes për të shpalosur konkluzionet e saj./KlanNews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?