SPAK ka urdhëruar kontrolle banesash ndaj motrave Alda dhe Xhovana Nikollit

SPAK ka urdhëruar kontrolle banesash ndaj motrave Alda dhe Xhovana Nikollit.

Motrat u përfshinë në një ngjarje që pati pasojë humbjen e jetës së Enea Thomarai, pas shpërthimit të tritolit në derën e banesës së tij, që ishte ngjitur me banesën e marrë me qira nga motrat Nikolli.

Kontrollet janë ushtruar në një banesë ku jetojnë dy motrat, me urdhër të prokurores Doloreza Musabelliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Motrat akuzuan Nuredin Dumanin për vendosjen e eksplozivit në derën e banesës së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alda Nikolli pretendoi se kishte krijuar lidhje me Dumanin, shkruan syri.

Motra tjetër, Xhovana, është e dashura e Amarildo Nikollit, tjetër i arrestuar, që sipas motrave, ndodhet në konflikt me Dumanin.

SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli, në 2024 akuzuan Dumanin për sulmin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?