SPAK kërkon 3.6 vite burg për gjyqtaren që liroi të fortët nga burgu
E njohur si gjyqtarja që liroi të fortët nga burgu, sot SPAK ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për Enkelejda Hoxhën. Ish-gjyqtarja e Krujës akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Më 11 shkurt të këtij viti, ish-gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha është arrestuar bashkë me punonjës të tjerë, mes tyre avokati Aldo Tabakun, sekretarja Manuela Mallkuçin, Gazmir Nezajn, Isuf Tanuzin, Bledar Petanin, Sajmir Petanin dhe Altin Skëndaj, Trëndafile Frangu dhe Migena Skënderi, pasi kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.
Hoxha njihet për vendimet e saj ku shumë të dënuar janë liruar nga burgu, mes tyre edhe të dënuar përjetë, si Endrit Dokle, Genc Tafilit, apo Hekuran Billa, i vrarë në Tiranë. Ende pa dal në Vetting, ajo liroi nga burgu Indrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm, si anëtar i bandës së Durrësit, i akuzuar për disa vrasje, plagosje dhe krime të tjera.
Në të njëjtën mënyrë që gjyqtarja Hoxha, përdori për lirimin e Dokles, në nëntor të 2017-ës, ajo liroi Genc Tafilin, i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar.
Një tjetër lirim që mban firmën e gjyqtares është edhe ai i Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Paja njihet për disa nga arratisjet e tij në burgjet e Italisë dhe Gjermanisë. Në vitin 2018 vendosi lirimin nga burgu të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai u dënua me 1 vit burg, për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, por gjyqtarja vendosi konvertimin e dënimit në shërbim prove.