SPAK kërkon 4 vite burg për ish-kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj

Prokuroria e Posaçme ka kerkuar 4 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, i akuzuar për tjetërsim pronash në kohën kur ka qenë kryetar bashkie.

Frrokaj po gjykohet me gjykim të shkurtuar, për këtë shkak ai përfiton ulje me 1/3 e dënimit.

Fran Frrokaj dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës, akuzohen se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të.

SHKARKO APP