SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon dhe përjashtim nga funksionet publike

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar shpalljen fajtor të ish-deputetit Alqi Bllako për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Sipas kërkesës së SPAK, Bllako duhet të dënohet me 5 vite burg si dhe t’i ndalohet mbajtja e funksioneve publike për 5 vite pas përfundimit të dënimit.

Seanca e radhës për Bllakon është planifikuar të mbahet në datën 7 mars.

SHKARKO APP