SPAK kërkon 52 dëshmitarë për Gërdecin, mes tyre edhe Aldo Bumçi e Shkëlzen Berisha
Aktualitet Kryesore E Premte, 22 Shtator 2023 10:32
SPAK ka kërkuar pyetjen si dëshmitarë të 52 personave në lidhje me çështjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
SPAK kërkoi nga gjykata që në procesin ndaj Mediut të merren në pyetje ish-ministri Aldo Bumçi dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
Këtë muaj GJKKO vendosi të miratonte kërkesën e ish-ministrit Mediu për vijimin e procesit me procedurë të zakonshme, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar.