SPAK kërkon 8 muaj burg për 3 punonjëse të spitalit të Elbasanit

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka kërkuar nga 8 muaj burg, pezullimin dhe dënimin me kusht për dy vjet, për 3 punonjëse të spitalit të Elbasanit, Anila Ballhysa, Mimoza Zyberi dhe Ardita Beqiri.

Sipas News24, ato akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Gjithashtu bëhet me dije se të pandehurat kanë qenë anëtarë të KVO dhe kanë marrë pjesë në dy tendera, për spitalin e Elbasanit, me vlerë 5 milion dhe 15 milion lekë të vjetra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas SPAK kanë favorizuar operatorin fitues.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?