SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, Pano Sako: A do të flasë Rama për përgjegjësi personale?

Aktivisti i ”Nismës Thurje” Pano Sako, nuk beson se kryeministri Edi Rama do të riciklojë togfjalëshin e përhershëm të përgjegjësisë personale, kur anëtarë të kabinetit apo zyrtarë të qeverisë kanë përfunduar në pranga apo janë nën hetim, në rastin më të fundit të Arben Ahmetaj.

“Nuk besoj se do ta riciklojë Rama deklaratën përgjegjësi personale, sepse Ahmetaj ka qenë zëvendës kryeminsitër dhe vendimet që janë prekur nga këto afera dhe vendimet janë të z Ahmetaj në cilësinë e zv.kryeministrit. Vendimet janë të këshillit të ministrave, Rama e ka kaluar me batutën pam…pam…pam… nuk ka më pam… pam… se kërcasin pam… pam… pam… dhe sot vendimet që janë firmosur nga Ahmetaj kanë qenë autoritet i qeverisë së Shqipërisë dhe praktikisht nuk do ta dëgjoni shprehjen përgjegjësia është personale. Veprat që janë lidhur me korrupsionin.

17 vendimet e marra para një dite nuk mund të bëhej nga Arben Ahmetaj, por në këmbim ta parave dhe me një urdhër më të madh se z. Arben Ahmetaj. Nuk kemi më përgjegjësi personale kemi një pjesë të Këshillit të Ministrave që sot janë burg dhe që ishin autoritet përgjegjës në një sektor të caktuar.

Në rastin konkret të mbetjeve urbane dhe vendimmarrja për këtë nuk është as e ministrit të Financave. Vendimet për inceneratorët, pse u dhanë këto para dhe aty është pjesa e firmosjes së vendimeve. Uroj që SPAK të ruajë publikun shqiptar nga keqbërësit. Në bashkimin e 6 akuzave nuk mund të dënohesh për 12 vjet janë 6 episode me 12 vjet secili”,-tha Sako.

SHKARKO APP