SPAK kërkon arrestimin e Berishës, gazetarja Lala zbulon lëvizjen e radhës
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje lidhur me kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishës. Lala zbuloi lëvizjen e radhës së Berishës, ku tha se avokatët e ish-kryeministrit priten të bëjnë rekurs. Ajo u shpreh se sipas ligjit, do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, që do të zhvillojë seancë ku do të dalë edhe vetë Berisha.
“Kjo kërkesë vjen pasi shtetasi Berisha në mënyrë të përsëritur nga ka zbatuar kërkesën për t’u paraqitur në gjykatë. Në vendimin e tetorit, u caktua në mungesë të tij detyrim paraqitje.
Berisha nuk është paraqitur në gjykatë, ndaj gjykata e Apelit mbajti qëndrimin që duhet të mbetej në fuqi masa ”detyrim paraqitje” dhe ”ndalim të dalje jashtë vendit”. Të gjitha pretendimet Berishës janë refuzuar. Duhej që më datë 18 dhjetor Berisha duhet të paraqitet në gjykatë. Po ta shohësh me kujdes kemi relacionin prej 7 faqesh.
Dua të theksoj se Berisha nuk është i pandehur, por person nën hetim. Po të shihet me kujdes shtresa thuhet arrest me burg dhe arrest shtëpie. Ligji parashikon që për persona që janë mbi 70 vjeç nuk mund të burgoset, përveç rasteve të veçanta.
Nëse Berishës i hiqet imuniteti i deputetit Prokuroria e ka duart e lira për të kërkuar masën shtrënguese. SPAK e kërkon këtë masë pasi Berisha injoroi urdhrin e gjykatës. Berisha rrezikon masën ‘arrest shtëpie’. Avokatët e Berishës kanë paralajmëruar se do bëjnë rekurs në Apel”, u shpreh Lala.