SPAK kërkon izolimin e Berishës, juristi: Do ta fitojë në Kushtetuese nëse…

Tashmë SPAK kërkon izolimin e Berishës, por juristi Jordan Daci thotë se ish-kryeministri duhej ta njihte masën e dhënë nga Gjykata e Posaçme, ta respektonte dhe më pas të vijonte betejën ligjore.

“Duhet të njihej me vendimin, ta respektonte, të paraqitej dhe të vijonte rrugën e betejës ligjore. Tek pjesa e Gjykatës Kushtetuese ta kishte bërë vetë ankimimin. Për mua gjasat për t’u pranuar do të ishin zero, sepse Gjykata Kushtetuese gjykon vetëm vendimet përfundimtare dhe ato janë nga Gjykata e Lartë.

28 deputetët kanë kërkuar gjëra që nuk kanë logjikë. Gjykata Kushtetuese po e shkelte për herë të parë këtë terren. Besoj do ta fitojë në Kushtutese pjesën e parë vetëm nëse shkon si individ.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i parë do të shfuqizohet. Gjykata e Lartë e ka pasur 30 ditor, tani nuk ka më afat sa i takn masave të sigurisë. Për hir të besimit mendoj se duhet ta marrë para radhe dhe ta gjykojë me përparësi”, theksoi juristi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?