SPAK kërkon pushimin e çështjes për Met Kananin, i cilësuar si “eskobari” shqiptar

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka kërkuar pushimin e çështjes për Met Kaninin, i konsideruar si ‘Eskobari’ shqiptar.

Siç raporton News24, SPAK pretendon se ka marrë vendimin e drejtësisë turke dhe në kushtet kur nuk mund të vijojë më me hetimin dhe gjykimin e të njëjtave fakte i është drejtuar gjykatës së posaçme me kërkesën për pushimin e çështjes.

Për të pandehurin Besimr Llupi nga autoritet e drejtësisë turke është vendosur të shpallet i pafajshëm dhe për këtë SPAK pretendon se nuk mund të vazhdojë me këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet për grupin e Met Kananit kanë nisur 3 vite e gjysmë më parë dhe vetëm para dy vitesh u godit grupi ku u arrestuan 30 persona, 25 prej tyre janë dënuar nga gjykata të ndryshme dhe ata po vuajnë dënimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?