SPAK kërkon që Arbër Çekaj të izolohet

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i sygjeron SPAK-ut, që të kërkojë vendosjen nën regjimin e ashpër ”41 biss” të të dënuarit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, të cilët mbahen në izolimin 90 ditor mbas arratisjes së dështuar.

Prokuroria e Tiranës vijon hetimet mbi arratisjen e dështuar që përfshiu nën hetim për shpërdorim detyrë 6 efektivë të policisë së 313, teksa një kontroll i shërbimit të brendshëm të burgjeve zbuloi se në këtë burg mungonin një varg të kushteve të sigurisë.

Më e rëndësishmja është urdhri që ju dha në telefon policëve për të dërguar në spital Çepelen i cili improvizoi vetëvrasjen ndërsa gjendja e tij ishte jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP