SPAK mbyll hetimet për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha, sot komunikohen akuzat

SPAK ka mbyllur hetimet për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha dhe 9 të hetuarit e tjerë të dosjes së korrupsionit në burgje.

Sot pritet që të pandehurve t’u komunikohen akuzat zyrtare dhe të kërkohet gjykimi i tyre në Gjykatën e Posaçme. SPAK do të çojë në gjykim dosjen për akuzën e “Korrupsionit pasiv” dhe “Korrupsionit aktiv” të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ndërkaq, mësohet se hetimet për mjekun kardiokirurg Edvin Prifti do të vazhdojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas organit të akuzës gjyqtarja Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qenë pjesë e një skeme kriminale, ku favorizoheshin dhe liroheshin të burgosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dyshohet se shumat që jepeshin si ryshfet për gjyqtaren shkonin deri në 12 mijë euro. SPAK ka të provuar dy raste të korrupsionit me këtë skemë. Në dosje janë disa përgjime ambientale që implikojnë të hetuarit, ndonëse ata i kanë mohuar akuzat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?