SPAK merr të pandehur anëtaren e KPK, ja cilat janë akuzat e ngritura ndaj saj
Prokuroria e Posaçme SPAK ka marrë të pandehur komisioneren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja.
Nga burimet mësohet se akuzat e ngritura ndaj Etleda Çiftjes janë “deklarim i rremë” dhe “flasifikim dokumentash”.
Mësohet se Çiftja dyshohet të ketë falsifikuar një dëshmi për nivelin e gjuhës angleze. Ndërsa sa i takon akuzës së ngritur për deklarim të rremë, mësohet se Etleda Çiftja dyshohet se ka një tokë arë në Kavajë të cilën nuk e ka deklaruar.
Më parë nga SPAK, janë marrë të pandehur anëtarët e KPA Luan Daci dhe Ardian Hajdari.
KOHA JONË SONDAZH

