SPAK në aksion! Lëshohen urdhër-arreste për 11 persona, arrestohen 5 prej tyre
SPAK në aksion për çështjen e inceneratorëve. Prokuroria e Posaçme ka lëshuar ditën e sotme 11 urdhër-arreste lidhur me këtë çështje.
Burime bëjnë se deri më tani janë vënë në pranga 5 prej tyre.
Ndërkohë që 6 të tjerët janë shpallur në kërkim policor. Mes personave që është lëshuar urdhër arresti është dhe për Mirel Mërtiri.
Mësohet 5 prej tyre që janë në kërkim ndodhen jashtë territorit shqiptar. Hetimi është zhvilluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Ndër emrat e arrestuar është biznesmeni i njohur Arben Dervishaj, zv/presidenti i shoqatës së ndërtuesve.
Urdhër arresti janë për:
Gentian Zifla
Arjola Kodra
Enver Sheshi
Robert Shabani
Regan Merdani
Luran Dusha
Arben Dervishaj
Arber Denizi
Juri Ymeraj
Silvester Dreza
Aksioni i uniformave blu me urdhër të Prokurorisë së Posaçme është ende në vijim e sipër. Po kontrollohen banesa dhe zyra, sipas gazetares Klodiana Lala.