SPAK në terren për votimet e së dielës, monitorim në të 12 qarqet

Sektori i hetimit të krimeve zgjedhore në SPAK, mësohet do të jetë në terren ditën e zgjedhjeve. Ditën e diel, ata do të jetë në gatishmëri në të 12-të qarqet e vendit nëse do të shfaqen probleme që klasifikohen si krime zgjedhore.

SPAK është përgjegjës për hetimin e krimeve zgjedhore në të 12 qarqet e vendit për korrupsion aktiv dhe pasiv në procesin zgjedhor.

Hetuesit e SPAK në bashkëpunim me prokurorit e rretheve do të bëjnë vlerësimin nëse gjatë zgjedhjeve do të kryhen vepra penale që përfshinë si krime zgjedhore dhe janë në kompetencën e tyre.

Policia e Shtetit do të jetë gjithashtu në gatishmëri duke marrë në ruajtje objektet ku janë vendosur komisionet zonale zgjedhore, materialet e votimit dhe qendrat e numërimit të votave gjatë 25 prillit

SHKARKO APP