SPAK ngre akuza të reja për ish-drejtorët Molla dhe Qato, Tushes i shtyhen afatet e hetimit

Dy ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë i shtohet një tjetër akuzë nga Prokuroria e Posaçme për dosjen “5D”.

Prokurori i çështjes, Klodian Braho, i shtoi akuzën “pastrim parash” Redi Mollës dhe Mariglen Qatos.

Komunikimi i akuzës tjetër iu bë e njohur atyre dhe avokatëve, në seancën e kësaj të hëne, e cila u zhvillua në orën 10:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa për Taulant Tushen, u kërkua zgjatja e afatit hetimor me tre muaj, kërkesa e cila u pranua nga gjykata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me akuzën e re Mollës dhe Qatos i zgjatet afati hetimor edhe një vit, ndërsa Tushes i përfundon pas tre muajsh.

Në 2 korrik të këtij viti, SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Mollës dhe Qatos, ndërsa Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”.

Tushe, Molla dhe Qato u arrestuan në muajin mars të këtij viti, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?