SPAK nis punën për BKH-në

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion duhet të zgjedhë së shpejti drejtuesin e Byrosë Kombëtarë të Hetimit. Kjo strukturë do të ketë nën përbërje 60 OPGJ, të cilët do të kalojnë edhe në makinën e së vërtetës. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion e njohur si SPAK ka nisur marrjen në dorë të dosjeve të para që do të hetohen prej saj. Ndërkaq emergjete është zgjedhja e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Drejtuesi aktual i SPAK, Arben Kraja, është duke nxjerrë aktet ligjore për këtë procedurë, të cilat do të behen publike së shpejti ku do të hapet edhe gara për kandidimin për kreun e BKH.

Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë struktura mbështetëse e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që do të hetojë korrupsionin në nivelet më të larta të zyrtarëve, por dhe veprat që janë kryer nga grupet e strukturuara kriminale. Kjo strukturë do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip oficerësh të policisë gjyqësore, të cilët duhet të përmbushin standarde të forta, të ngjashme me ato të FBI-së. Mësohet se BKH do të ketë në përbërje 60 hetues, të cilët para emërimit do ti nënshtrohen një sërë verifikimeve, por krahas saj një certifikim për ta do të japë makina e së vërtetës.

Edhe Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe familjarëve të tyre do t’u monitorohen llogaritë bankare dhe telefonat ndërsa do të kryejnë kurse specilizimi në SHBA, në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Njoftimi për shprehjen e interesit për hetuesin special e shpalli Këshilli i Lartë i Prokurorëve, në fillim të nëntorit. Mungesa e kreut të SPAK dhe konstituimi i kësaj strukture e lanë pezull procesin. /Ora News/

SHKARKO APP